Van Dijk, i cili është lënduar në vitin e kalaur në ndeshjen ndaj Evertonit, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, akoma nuk është rikthyer nga lëndimi.
Edhe pse besohej fillimisht se holandezi mund ta humbasë sezonin, ai prapë se prapë po punon shumë për t’u rikthyer sa më shpejt.
Së fundmi, The Reds kanë publikuar disa fotografi të 29 vjeçarit ku shihet duke punuar në fushat e gjelbërta, me mbishkrimin: “Van Dijk po vazhdon të punojë për rikthimin e tij”.
Van Dijk mund të luajë ndonjë ndeshje në fund të sezonit, ose të përgatitet për Kampionatin Evropian, që fillon më 11 qershor.
? @VirgilvDijk continuing to work his way back to full fitness. pic.twitter.com/1HGSJK6RZq
— Liverpool FC (@LFC) February 24, 2021