• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lista Serbe po vazhdon me kërcënime e shantazhe

26/09/2019 - 14:31:54
Lista Serbe po vazhdon me kërcënime e shantazhe

Politikanët serbë në Kosovë që nuk janë pjesë e Listës Serbe, vlerësojnë se po zhvillohet fushatë e egër e me shantazhe ndaj personave që i përkrahin partitë tjera serbe për zgjedhjet e 6 tetorit.

HTML Image as link Qries
Sipas tyre, Lista Serbe po vazhdon me metodën e vitit 2017, me presione e kërcënime edhe gjatë kësaj fushate.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
11

Për këto, krerët e këtyre partive kanë folur në një debat për zgjedhjet parlamentare 2019 të organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, tryezë kjo në të cilën nuk mori pjesë Lista Serbe.

Ani pse i ftuar të paraqesë prioritet qeverisëse për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, Nenad Rashiq, kandidat për kryeministër nga koalicionit “Sloboda”, e shfrytëzojë debatin e sotëm të flas më shumë për ato që ai i quajti shantazhe e kërcënime që po u bëhen serbëve nga Lista Serbe.

Rashiq tha se në javët e fundit të para fushatës zgjedhore, tashmë fushatë zyrtare, po punojnë nën presion.

Sipas tij, presioni veç po rritet duke u bërë më agresiv dhe brutal.

Rashiq tha se si pasojë e kërcënime të tilla, punëtorë shëndetësorë janë larguar nga puna.

“Kjo është që nga vet fillimi i kësaj krijese në vitin 2013, që ka funksionuar në të gjitha proceset zgjedhore, kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite edhe më fortë, në mënyrë më agresive. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi duhet të jenë të sigurt, të jenë të gjithë shëndoshë e mirë mos t’u ndodh asgjë e keqe, rezultatet e zgjedhjeve janë në rendin e dytë, sepse në radhë të parë vjen siguria për të gjithë. Kur flasim për programin zgjedhor, do t’i theksoj tre shtylla më të rëndësishme: shtylla e parë veprim ose përforcim i korpusit të serbëve në institucionet e Kosovës në mënyrën që jo vetëm të iniciohet dialogu por atë dialog të nxisim brenda institucioneve të Kosovës dhe do të ketë epilogun e pajtimit mes dy popujve. Kjo është gjëja më e rëndësishme që me keqardhje unë nuk e kam parë në shtatë vitet e fundit që dikush ka punuar në këtë mënyrë për këtë çështje, por kanë punuar në të kundërtën. Prej kur është Lista Serbe me partitë tjera politike kemi një dezintegrim total të serbëve në institucionet e Kosovës”, tha ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Duke folur për programin, ai tha se e kanë prioritet zhvillimin ekonomik dhe synojnë të subvencionojnë ndërmarrje në mënyrë që të përforcohen kapacitetet e tyre.

Gjithashtu tha se do të merren me punësimin e serbëve të Kosovës.

Ndërsa Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, tha se dhjetëra njerëz kanë mbetur pa punë, e qindra pa ndihmë sociale, ndërkohë që sipas tij për të gjitha ka argumente konkrete të cilat ia kanë dorëzuar Prokurorisë.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë reagim ndaj atyre ngjarjeve.

“Komuniteti serb janë të frikësuar, kurrë nuk kanë pasur situatë më të vështirë se sa e kanë sot dhe thjesht e pabesueshme por e vërtetë, që ata që do të duhej t’i mbronin serbët e Kosovës, ata e bëjnë presionin dhe me ata i kanë problemet më të mëdha”, ka thënë ai.

Ndërsa Aleksandër Jablanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, theksoi se serbët në Kosovë nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga vet serbët.

“Serbët çdo ditë e më pak u frikësohen shqiptarëve, e çdo ditë e më shumë serbëve. Mjediset tona nuk janë të shëndosha për jetesë. Tema jonë është që në mënyrë më aktive të zgjedhim këtë problem”, tha ai.

Duke folur për programin qeverisës, ai përmendi dialogun Kosovë-Serbi dhe kufijtë.

“Ne duhet ta shkrijmë atë dialog sepse ka të bëjë në radhë të parë për ne. Ne jemi për interesat e Beogradit në Kosovë që dëshiron t’i realizojë përmes dialogut por për këtë shkak ne nuk do të pranojmë që qëllimet dhe interesat tonë t’i lëmë anash. Tema për kufij, ne nuk kemi me kënd të vendosim kufij. Ajo që presim nga zgjedhjet është rezultat i mirë për partinë e serbëve të Kosovës dhe për partitë e bashkëbiseduesve të mi këtu, të gjithë meritojmë dhe dëshirojmë t ë prezantojmë popullin tonë siç duhet pa përzierja nga anash. Fillimin e fushatës e vlerësojmë njëjtë keq sikur në vitin 2017, fushata është agresive, shpesh me metoda kriminale që i zbatojnë kolegët tonë nga Lista Serbe që nuk kanë ardhur sot këtu”, shtoi ai.

Ai tha se po presin reagimet e policisë dhe gjykatave për të gjitha ato kërcënime që sipas tij i kanë parë dhe evidentuar .

Në tryezën e organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, nuk mori pjesë përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq, për të cilën u tha se i është dërguar ftesa por nuk kanë marrë përgjigje. /kp/Telegrafi/

Share1TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
11
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
13
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
9
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
9
Next Post
Veselit: Zyrtarët shtetëror duhet ta paguajë nga xhepi dëmin që ia bëjnë buxhetit

Veseli e kujton ish-presidentin francez Chirac me një video të vitit 1999

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi