• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Lista Serbe refuzon të përgjigjet se si do të veprojë në raport me qeverinë e ardhshme, e cila pritet të krijohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

24/02/2021 - 17:25:14
Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Kjo listë, e cila i ka fituar të gjithë dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës të parapara për komunitetin serb, mund të jetë pjesë e qeverisë edhe pa qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Kjo gjë i garantohet me Kushtetutë, pasi në këtë rast, do të jetë subjekti i vetëm politik serb në Kuvendin e Kosovës.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me këtë subjekt politik, por vetëm me disa deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë.

Lexo më shumë

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë me disa udhëheqës të Listës Serbe, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur.

A mund ta bllokojë Lista Serbe formimin e qeverisë?

Kushtetuta e Kosovës përcakton se zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave të komuniteteve bëhet pas konsultimit me partitë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.

“Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”, thuhet në nenin 96 të Kushtetutës së Kosovës.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe në rast se Lista Serbe refuzon të nominojë kandidatët për ministra në Qeverinë Kurti 2, ky subjekt nuk mund ta bllokojë procesin e formimit të qeverisë së re.

“Ata mund ta bllokojnë (Albin) Kurtin që të zgjedhë një emër tjetër nga radhët e komunitetit serb, që nuk është pjesë e Listës Serbe, por nuk mund ta bllokojnë procesin pasues, atë të votimit të qeverisë, e cila mund të zgjedhet nëse i merr 61 vota, pavarësisht se të cilit komunitet janë”, tha Kryeziu.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas tij, Lista Serbe nuk ka zgjidhje tjetër pos që të emërojë kandidatët e saj.

“Kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe duhet ta shfrytëzojnë. Për matematika të tjera e lojëra politike nuk jam i njoftuar, por krejt çka mund të bëjnë është që të lënë bosh dikasteret ministrore”, shtoi Kryeziu.

Por, ligjëruesi i Sociologjisë, Artan Muhaxhiri thotë se një qeveri mund të jetë kushtetuese, vetëm nëse përbëhet edhe nga komunitetet joshumicë.

Ai e sheh problematike edhe fuqinë e Listës Serbe, pasi konsideron se ky subjekt ka arritur të “manipulojë edhe një pjesë tjetër të komuniteteve pakicë”.

“Fuqia politike dhe pushteti real i Listës Serbe është rritur shumë dhe është pak e besueshme që kjo Listë, e instrumentalizuar nga Beogradi, nuk do të tentojë që ta maksimalizojë pushtetin e saj”, tha Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse Lista Serbe edhe zyrtarisht mban qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, atëherë unë shoh probleme të mëdha kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re të Kosovës. Duke i ditur edhe qëndrimet e zotit Kurti në raport me Listën Serbe, ka një antagonizëm ekstrem dhe është e pritshme që të ketë probleme të konsiderueshme në plotësimin e obligimit kushtetues, që është përfaqësimi politik i pakicës serbe në Qeverinë e Kosovës”, shtoi Muhaxhiri.

Përplasjet e mospajtimet ndër vite

Që prej se është krijuar në vitin 2013, Lista Serbe ka qenë pjesë e të gjitha koalicioneve qeverisëse, përjashtuar vetëm atë të qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në seancën e 3 shkurtit 2020, ku ishte votuar kjo qeveri, para votimit të plotë të kuvendit për qeverinë e re, ishte bërë votimi i veçantë për ministrat serbë, të cilët kishin marr mbështetjen e të gjithë deputetëve të Listës Serbe. Ndërkaq, në votimin e përgjithshëm të kabinetit qeveritar, ky subjekt kishte abstenuar.

Historia e raporteve të acaruara ndërmjet LVV-së dhe Listës Serbe kishte nisur qysh me themelimin e kësaj të fundit. Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi e kanë cilësuar atë si “dorë të zgjatur” të Beogradit dhe kanë bërë thirrje që të mos përfshihet në qeveri. Në vitin 2014, Lista Serbe kishte kushtëzuar pjesëmarrjen në qeveri, me mospërfshirjen e LVV-së në përpjekjen e partive të njohura si VLAN, për të formuar institucionet.

Bazuar në rregullat ligjore në fuqi, në qeveri duhet të ketë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se 12 ministri, qeveria duhet të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
Ekonomia

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Ekonomia

KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën

June 20, 2025
22
Abdixhiku tregon se çka ju tha Escobari, për raportet SHBA -Kosovë
Lajme

Abdixhiku e godet Kurtin: Naiv dhe është i paditur politikisht

June 20, 2025
7
Sot Dita Botërore e Refugjatëve
Lajme

Sot Dita Botërore e Refugjatëve

June 20, 2025
7
SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit
Bota

SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit

June 20, 2025
15
Next Post
SHBA do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja

SHBA do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja

Më të fundit

  • KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
  • Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese
  • KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi