Manchester City i ka ofruar kontratë trevjeçare yllit argjentinas, Lionel Messi, pas njoftimit se ky i fundit tashmë ka kërkuar të lirohet nga Barcelona për ndryshim skuadre gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi ‘ESPN’, të cilët shkruajnë se pas tre vitesh që Messi do t’i kalonte në ishullin britanik, do të lejohej të shkonte drejt kampionatit amerikan të futbollit.
“Përfundimi i karrierës së tij në futbollin amerikan ishte një nga opsionet që kaloi nëpër kokën e Messit”, ka shkruar pos tjerash ky medium