Sërish Leo Messi. Argjentinasi ka fituar për herë të gjashtë Këpucën e Artë për formën e lartë që shfaqi në sezonin 2018/19.
Ai e fitoi këtë garë me top yjet e futbollit evropian, duke shënuar 36 gola në 34 paraqitje për klubin katalunas, të cilin e ndihmoi të fitojë La Ligën.
32 vjeçari e arriti këtë sukses për herë të gjashtë.
Rivali më i afërt i tij për këtë çmim ishte ylli i PSG-së, Kylian Mbappe me 33 gola për kampionin e Francës.
Kurse top treshen e ka mbyllur sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella, i cili në sezonin e kaluar ishte top golashënues në Serie A me 26 gola.