• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Limaj tregon pse duhet të ketë rinumërim të votave në nivel vendi

11/10/2019 - 11:58:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër kryetares se KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarëve tjerë të këtij komisioni.

HTML Image as link Qries
Burime të ‘Kosovapress’, brenda KQZ-së, bëjnë me dije se Limaj i ka dërguar mbrëmë këtë letër përmes së cilës ka kërkuar rinumërim të votave në nivel vendi.

Lexo më shumë

Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
0
Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan

Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut

May 10, 2025
0

Në këtë letër ndër të tjera shkruan se janë evidentuar parregullsi dhe shkelje flagrante në përdorimin e formularëve të bartjes se rezultateve zgjedhore në të gjitha komunat e Kosovës.

“Për shkak të efektit negativ dhe në shkeljen e nenit 101 dhe 102 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme konsiderojmë se vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së është i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit, pasaktësinë dhe dëmin që iu është shkaktuar subjekteve politike garuese duke dëmtuar kështu direkt vullnetin e shprehur të votuesit në të gjitha komunat”, thuhet ndër të tjera në letrën e Limajt.

Më tutje në letrën e Limajt, thuhet se meqë tashmë KQZ me vendimin e marrë ka vërtetuar gabimin në formularët e bartjes së rezultateve, KQZ nuk mund të lejojë që një gabim i tillë të lejohet të vlejë edhe për kutitë tjera të votimit.

“Duke iu referuar këtij vendimi më lart të KQZ-së i cili vërteton qartë gabimet në formularin e shpërndarë, vendimi i KQZ-së për të rinumëruar pak më shumë se 300 kuti krijon paligjshmëri dhe shkelje ligjore për lejimin e pjesës tjetër të numërimit. Prandaj, ne konsiderojmë se KQZ-ja tashmë ka pranuar gabimet në formularë të bartjes së rezultateve dhe si pasojë direkte juridike të gjitha rezultatet në të gjitha vendvotimet duhet të rinumërohen, për të përmbushur kërkesat e ligjit, respektivisht nenit 101 dhe 102 të Ligjit për Zgjedhjet, transparenca dhe saktësia e numërimit të votimit”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Limaj shprehet i bindur se KQZ nuk do të lejojë shkelje ligjore në proces të numërimit dhe bartjes së rezultateve nga ndërhyrja në formularë nga ana e personave të paautorizuar (komisionerëve në vendvotime) pa autorizimin e organit kompetent.

(Fjala është që në shumë formularë komisionerët duke parë gabimin në formularë, kanë ndërhyrë në bartje të rezultateve të partive politike) dhe nëse KQZ i pranon si të ligjshme këto ndërhyrje, atëherë, ai thotë se përveç që pranon falsifikimin, kanë bërë shkelje të ligjit dhe kanë rrënuar kredibilitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

“Është e qartë se KQZ mbi bazën e këtyre formularëve të mangët në asnjë mënyrë nuk mund të nxjerrë rezultatin përfundimtar në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të datës 6 tetor 2019. Prandaj, ne kërkojmë urgjentisht që KQZ ta pranojë gabimin në tërësi dhe jo pjesërisht dhe të krijojë kushte për rinumërim të secilës kuti për të nxjerrë rezultatin zgjedhor ashtu siç është brenda kutive dhe t’i eliminojë të gjitha këto gabime skandaloze, shtrembërimin e rezultatit dhe shumë defekte që janë përcjellë nga ky gabim”, thuhet në këtë letër.

Si bartës i Koalicionit NISMA AKR PD, Limaj ka kërkuar nga KQZ ja që të aprovojë kërkesën e këtij koalicioni që të marr vendim për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit të datës 06 tetor 2019, për të rikthyer transparencën dhe saktësinë e numërimit, por mbi të gjitha për të ruajtur dhe mos shtrembëruar vullnetin e votueseve të shprehur në kutitë e votimit. /kp/Telegrafi/

Share3TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve
Lajme

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
0
Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan
Lajme

Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut

May 10, 2025
0
Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi
Lajme

Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi

May 10, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Tragjedi: Vellau e plagos motrën në Ferizaj

May 10, 2025
21
Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
Lajme

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
12
India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?
Lajme

India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?

May 10, 2025
21
Next Post
Vuçiq: SHBA do që çështja mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet sa më shpejt

Çështja e Kosovës, Vuçiq: Nuk do të na japin asgjë

Më të fundit

  • Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri
  • Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut
  • Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi