Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar se më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
“Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Ukshin Hoti me veprat e tij, Limaj thotë se ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.