Kandidati për Kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se janë të gatshëm që ta marrin drejtimin e shtetit.
Sipas tij kështu nuk ka qenë vite më parë, por që tash ndihen ndryshe, njofton Klan Kosova.
“Ne e kemi kandidatin tonë gati për ta marrë detyrën. E kam refuzuar disa herë pozitën e Kryeministrit. Të qenit në krye te shtetit nuk është vetëm dëshirë, është përgjegjësi. Nisma dhe unë kemi treguar se jemi gati për ta drejtuar shtetin”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.
Ai në Zona Zgjedhore ka thënë se asnjë parti nuk mund t’i shtyjë proceset përpara si e vetme pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Askush vet nuk mund të bëjë asgjë. Asnjë grup politik nuk mund t’i zgjidhë. Edhe më 60% nuk mund t’i zgjidhi vetë problemet pa kolegët e mi pozitë dhe opozitë. Ky ka qenë investimi im politik”.
“Kam gjet rrugën e komunikimit me ata që nuk pajtohem madje edhe me ata që më kanë shkaktuar dhimbje, kur ka qenë në pyetje interesi i vendit. Ne mundemi t’i kryejmë disa tema për vendin vetëm nëse bashkohemi”.