Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se as Fatmir Limaj e as deputetët e NISMA-s, s’do të mund të marrin asnjë pozitë në Qeveri, nëse do të futen në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Salihu ka shkruar se për të marrë pozitë në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e NISMA-s duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit, e kjo do të çojë në futjen e deputetëve të AAK-së në Kuvend, të cilët janë në radhë dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.
“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-sëPor unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana. ”, ka shkruar Salihaj