Rinumërim edhe në 198 vendvotimet të reja po kërkohet edhe nga Partia Liberale Egjiptiane. Një kërkesë të tillë në PZAP e ka parashtruar sot kreu i kësaj partie, Veton Berisha.
“Më lejoni të ju informoj se sot gjatë ditës ne si subjekt politik Partia Liberale Egjiptiane – PLE kemi parashtruar në PZAP kërkesë për rinumërimin e 198 vendvotimeve të reja në 26 komuna të Republikës së Kosovës”, ka thënë Berisha, raporton,Telegramisot.com.
Berisha ka thënë se përveç gabimeve teknike, kanë vërejtur edhe parregullsi në bartjen e të dhënave nga partia Liberal Egjiptiane në rubrikën e subjekteve të tjera politike.
“Ashtu siç jeni në dijeni, deri më tani 844 vendvotime u janë nënshkruar procesit të ri numërimit në Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Mbi të njëjtën bazë, edhe Subjekti Politik PLE sot parashtroi kërkesë për rinumërim të 198 në PZAP, që pas analizimit të të dhënave të publikuara nga KQZ, kemi konstatuar, që përveç lëshimeve teknike në formularët e përshtatjes të rezultateve – FPR-së, përkatësisht të mos plotësimit të të dhënave në rubrikën në formularëve për subjektin tonë politik PLE, pas analizimit të të dhënave,kemi gjetur se ka parregullësi në bartjen e të të dhenave nga PLE në rubriken e subjekteve të tjera politike”, ka shtuar tutje ai.
Në fund Berisha thotë se rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të ndikojë në saktësinë e procesit zgjedhor.
“Në këtë kuptim, ne vlerësojmë se rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ne kemi parashtruar kërkesë në PZAP mund të ndikojë në krijimin e një procesi, para së gjithash, të saktë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve. PLE vlerëson se kërkesa jonë e parashtruar në PZAP do të trajtohet në mënyrë korrekte nga një ekip profesionale dhe mbi baza të provave dhe argumenteve të bashkangjitura në dosje”, ka përfunduar ai, Telegramisot.com