Me ligjin e ri të miratuar me 107 vota në Kuvendin e Kosovës, FSK/Ushtria e Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Lexojeni ligjin:
LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
Neni 4
Kompetencat dhe detyrat
1. Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën
dhe interesat e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur
dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me komptencat e dhëna
kushtetuese dhe ligjore.
3. Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
3.1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;
3.2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;
3.3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.
Neni 5
Parimet e FSK
1. Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës
së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është e bazuar në parimet si në vijim:
2.1. Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit;
2.2. Forcë model i përkushtimit vullnetar ndaj vendit;
2.3. Forcë e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik;