Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore para ndeshjeve me Gjilbratarin dhe Malin e Zi.Kosova ka mbajtur seancë stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i tifozëve, raporton GazetaBlic.Gjithashtu prania e mediave ishte e madhe edhe në këtë stërvitje, por ajo që ra në sy ishte prezenca e gazetarit të L’Equipe, Francois Verdenet.
Verdenet ishte i pranishëm në stërvitjet e Kosovës – me arsyen për të bërë një reportazh për kombëtaren tonë – pas sukseseve të jashtëzakonshme në Ligën e Kombeve dhe paraqitjet e mira në takimet e grupeve për kualifikime në kampionatin evropian.Verdenet ishte i shoqëruar gjatë gjithë kohës me birin e legjendës, Fadil Vokrri – Gramoz Vokrri.Reportazhi i përgatitur nga L’Equipe do të publikohet me 14 tetor.
Vlen të përmendet se L’Equipe është një nga gazetat më të mëdha në botë dhe ky natyrisht se është një lobim i jashtëzakonshëm për vendin tonë.