Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Leposaviq pasi që i njëjti duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dje rreth orës 12:20, i ka goditur dy vajza të mitura, raporton Telegramisot.
Sipas policisë, viktimave ju është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij me tagra vendore në ndikim të alkoolit i ka goditur dy viktima femra kosovare të mitura. Viktimave ju është ofruar tretman mjekësor të cilat më pas janë liruar për në shtëpi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.