Tre persona janë lënduar mbrëm në Prishtinë
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” afër udhëkryqit ku ndodhet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga shoferi i autobusit të Trafikut Urban i cili e ka frenuar automjetin me shpejtësi, me ç`rast tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Policia deklaroi për sinjalin se të aksidentuarit janë lënduar lehtë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
adds image
Aty është parë edhe një autoambulancë me ekipin mjekësor që u ka ofruar të lënduarve ndihmën e parë.
Fotoja nga vendi i ngjarjes është siguruar nga një sinjalizues.
Ende nuk është bërë e ditur se si drejtuesi i autobusit ka ardhur deri te frenimi i shpejtë i automjetit për bartjen e udhëtarëve.
Kujtojmë se ditë më parë Sinjali ka raportuar se si shoferë të Trafikut Urban përkatësisht të kompanive private që janë angazhuar për transportin e udhëtarëve nga komuna, janë kapur me telefon në dorë teksa kanë bartur udhëtarët nëpër rrugët e Prishtinës.
Ndërsa në një rast tjetër, ata janë zënë nga sinjalizuesit duke kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafik