Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona.
Të lënduarit në këtë rast janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut.
“Në aksidentin e ndodhur në ora 19:00 janë përfshirë dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.