Ledri Vula dhe Sara Hoxha ishin një nga çiftet e shoubizit, që karantina i ndau ngase ishin larg njëri-tjetrit.
Por, me t’u lehtësuar masat, duket se çifti nuk kanë pritur shumë dhe menjëherë kanë udhëtuar për të qenë pranë njëri-tjetrit.
Ishte Sara ajo e cila publikoi disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat sjell pamje nga bregdeti, ndërsa shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur”.
Ndërsa, në fotografinë tjetër ajo shfaqi Ledrin, i cili shihet i ulur pranë saj duke marrë rreze dielli.