Deri më tani, nga KQZ janë numëruar 586 mijë e 167 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat 48.07%.
Si parti e dytë tani për tani renditet PDK-ja, me 17.56% si dhe LDK me 13.31%.
Por ajo çfarë është çudi është se LDK-ja nuk ka arritur të dalë parti e parë as edhe në Rahovec, që është edhe komuna prej nga vie kandidati i kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti.
Në Rahovec LDK s’ka arritur të renditet as e dyta apo e treta, por është parti e katër me vetëm 15.35%, transmeton TelegramiSot.
Në këtë komunë VV po prinë me 42.71%, AAK me 20.28%, PDK 16.49%.