Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar në ora 18:00.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi.
“Po sot në ora 18:00 do të mbahet mbledhja e radhës e LDK-së”, tha shkurt ajo për Reporteri.net.
Kurse, Reporteri.net merr vesh se në këtë takim do të diskutohet për kandidatët që pritet të kandidojnë në Zgjedhjet Lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.