• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

LDK-ja nuk e mohon mundësinë e koalicionit paszgjedhor me LVV-në

07/10/2019 - 08:19:16
LDK-ja nuk e mohon mundësinë e koalicionit paszgjedhor me LVV-në

Osmani ka deklaruar se pasi të numërohet edhe vota e fundit ata mund të flasim për koalicione paszgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar disfatë nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën ditën e djeshme. Edhe pse fillimisht nga ky subjekt u shprehën se prijnë me numër më të madh të votave, nga fundi i numërimeve rezultatet ndryshuan në favor të Vetëvendosjes.

Lexo më shumë

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

May 18, 2025
35
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren

May 18, 2025
19

Edhe pse krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehën optimistë se qytetarët do t’ua besojnë udhëheqjen e Qeverisë, një gjë e tillë nuk ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosja është radhitur e para në nivel vendi në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa pas saj me një diferencë jo të madhe është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Derisa nuk janë shpallur rezultatet zyrtare kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka pranuar humbjen. Megjithatë ajo ka thënë se çfarëdo qofshin rezultatet e zgjedhjeve LDK-ja do t’i pranojë ato. Osmani ka deklaruar se pasi të numërohet edhe vota e fundit ata mund të flasim për koalicione paszgjedhore. Ajo nuk e ka mohuar mundësinë se do të bëjë koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen.

“Sot nuk mund të shpallet fituesi, sepse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit. Unë dua të falënderoj të gjithë. Besoj se deri nesër pas numërimit të votave me kusht do ta kemi një rezultat përfundimtar e pastaj do të dalim të flasim. Ne do ta pranojmë vullnetin e sovranit”, ka thënë ajo.

Haziri: Vetëvendosja është duke u rritur, por LDK-ja është e para

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur, por prapë LDK-ja është partia e parë në vend. Ende pa u shpallur rezultatet e zgjedhjeve Haziri ka thënë se subjekti i tij është duke fituar bindshëm.

“Sipas mostrave që i kemi marrë nga qendrat e votimit, LDK-ja është partia fituese e këtyre zgjedhjeve dhe ne jemi të lumtur që si bllok opozitar kemi shënuar bllok të thellë. Është e sigurt se LDK-ja e ka një diferencë nga partia e dytë dhe një diferencë shumë të madhe me partinë e tretë. Ne po shohim që partitë kanë filluar herët ta shpallin veten si fituese, por ne jemi të bindur që LDK-ja është fituese”, ka thënë ai.

Maloku u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e shesin votën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar disa parregullsi, të cilat sipas kësaj partie janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor. Zëdhënësja e Shtabit të LDK-së, Doruntina Maloku, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të garantojnë një proces demokratik dhe të rregullt zgjedhor.

“Duam të shprehim shqetësimin për disa parregullsi dhe shkelje ligjore me të cilat po merren institucionet e drejtësisë. U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të garantojnë një proces të rregullt dhe demokratik. Shfrytëzojmë rastin të ftojmë qytetarët të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. LDK-ja u bën thirrje qytetarëve të mos e shesin votën e tyre”, ka thënë ajo.

LDK-ja me ankesa për parregullsitë gjatë zgjedhjeve

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë para medieve se e kanë pranuar një varg parregullsish. Mustafa ka thënë se për të gjitha parregullsitë kanë njoftuar edhe organet kompetente. “Që nga konferenca e fundit nga terreni kemi pranuar ankesa për shkelje dhe për parregullsi. Të gjitha këto i kemi përcjellë në organet kompetente dhe presin nga ta që të merren me to”, ka thënë ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar ashpër sulmin nga aktivistët e PDK-së kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri”, në Kçiq të Madh, të Mitrovicës. LDK-ja ka thënë se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Sipas tyre, Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. LDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij. LDK-ja po ashtu ka kërkuar nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla.

Share11TweetSendShareSend

Related Posts

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd
Lajme

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

May 18, 2025
35
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren

May 18, 2025
19
Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump
Bota

Trump: Do të flas me Putinin për ta ndaluar luftën në Ukrainë

May 18, 2025
7
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK gruaja e aksidentua në Kllokot muajin e kaluar

May 18, 2025
13
Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e  zuri vendin e 8-të në Eurovision
Lajme

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e zuri vendin e 8-të në Eurovision

May 18, 2025
12
Ky është shteti fitues i  Eurovisionit 2025
Lajme

Ky është shteti fitues i Eurovisionit 2025

May 18, 2025
28
Next Post
Kryemadhi: Kosova, një shembull i kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare

Kryemadhi: Kosova, një shembull i kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare

Më të fundit

  • Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd
  • Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren
  • Trump: Do të flas me Putinin për ta ndaluar luftën në Ukrainë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi