Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se asamblistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Agnesa Sinanaj ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Selmanaj ka thënë se nga sot do të punojnë bashkë në të mirën e qytetarëve.
“Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, znj.Agnesa Sinanaj i bashkohet LDK-së dhe rrugëtimit tonë për t’a ndryshuar modelin qeverisës në Prizren dhe forcimimin e bashkëpunimit me qytetarët”, ka shkruar Selmanaj