Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shprehur entuziazmin dhe emocionet e tij pas tubimit madhështor që ky subjekt politik mbajti mbrëm në palestrën sportive “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.
Në fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, Abdixhiku theksoi se LDK-ja është e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera dhe të pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u zotua se vizitën e tij të parë si kryeministër do ta realizojë në ShBA, ku do të kërkojë që Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.
Ky është postimi i tij i plotë: