Në 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3,6 milionë euro nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.
Por kulmin e shpenzimeve e ka kaluar LDK-ja me 220, 958 euro më shumë ngase është e lejuar nga KQZ-ja. Të gjitha partitë e tjera kanë qenë në kufijtë e lejuar, njofton Klan Kosova.
Sipas DnV-së që sot bëri publike këto shifra të shpenzimeve të partive politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës.
Megjithatë ky proces zgjedhor është konsideruar i mirë dhe është zhvilluar në frymën demokratike e në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Por partitë nuk ka mundur t’iu ikin edhe gjobave në këtë periudhë për shkak të shkeljeve në fushatën dhe heshtjen zgjedhore.
Në këtë listë është PDK-ja ajo që prin e para me 100,100 euro gjobë e pasuar nga koalicioni AAK-PSD, ndërsa LDK-ja është e treta në këtë listë.