Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur sot ku janë shqyrtuar tri nisma legjislative, pati kundërshtime.
Njëra nga këto nisma është edhe ajo e Vjosa Osmanit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, e cila është kundërshtuar nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, skruan Telegramisot
Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Paralamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë.
E kjo sipas Gashit për arsye se kjo nismë nuk mund të procedohet më tutje për shkak të krizës politike në të cilën ndodhet vendi
“Ne kemi lëshu mbledhjen e kryesisë jemi largu. Ka mbetë të martën që të takohemi edhe një herë me shefat e grupeve parlamentare.
Zonja Osmani është deputete si të gjithë të tjerët.
Ka marrë një nismë e cila është në procedurë në Kuvend por nuk mund të procedohet më tutje sepse kjo nismë duhet të shkojë në Qeveri sipas procedurës.
Ne dhamë qëndrimin donë se vendi është krizë politike, andaj kemi probleme për procedimin e tyre”, është shprehur ai.