E, Lidhja Demokratike e Kosovës do të fillojë negociatat për formimin e Qeverisë me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, vetëm pasi ta merr mandatin nga presidenti i vendit.
Të njëjtit kanë potencuar se nuk do të ketë asnjë ndëshkim për anëtarët që votuan kundër në Këshillin e përgjithshëm.
LDK thotë që s’ka ndëshkim për votat kundër në këshill, tregon që ende nuk ka filluar negociatat me AAK-në e Nismën
Lidhja Demokratike e Kosovës të martën është shprehur pro krijimit të një koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovën e NISMËN Socialdemokrate.
Nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë, prej tyre 108 pajtohen që ky koalicion të ndodhë e 6 të tjerë jo.
Ishte pikërisht Vjosa Osmani nënkryetarja e partisë e cila votoi kundër një koalicioni me LDK-në.
Sipas burimeve të T7 kundër këtij koalicion ishte edhe deputeti, Haxhi Avdyli, deputeti, Armend Shala, këshilltari i Osmanit Faton Peci, e Fatmir Rexhepi.
Teksa në mesin e atyre që kanë abstenuar është edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Televizioni ka tentuar të flasë me Osmanin, Abdixhikun e Avdylin, por të njëjtit nuk kanë dashur të prononcohen.
E sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi e komenton veprimin e anëtarëve që votuan kundër në parti.
Abrashi tregon që ende nuk kanë filluar konsultimet e as takimet me AAK-në e Nismën Socialdemokrate.
E në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që kishin për taksën thonë se do e mbështesin LDK-në në krijimin e një qeverie të re.
Kurse Nisma Socialdemokrate thotë që në momentin që në parti do të arrijë një ftesë e tillë do të diskutohet me strukturat e partisë për të marrë një vendim.
E kundërshtimet brenda LDK-së për koalicionin me këto parti, sipas analistit Faton Abdullahu, nuk janë befasi.
Megjithatë Abdullahu vlerëson se një qeveri nën udhëheqjen e LDK-së e AAK-së do të ishte e suksesshme.