• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Lamtumirë Sazan, biri, nipi dhe vëllai ynë i shtrenjtë”

12/12/2020 - 13:16:12
“Lamtumirë Sazan, biri, nipi dhe vëllai ynë i shtrenjtë”

Sot, në këtë ditë të ftohtë dhjetori ju dha lamtumira e fundit birit të atdhetarit e veprimtarit të hershëm, birit të burgosurit për çështje të kombit, Sabri Durakut, Sazan Sabri Durakut. Para më shumë se njëmijedyqind pjesëmarrësve që kishin ardhur nga të katër anët për ta nderuar e hedhur një grusht dhe lulesh mbi dheun e ngrirë ku qëndronte arkivoli i 25 vjeçarit Sazan Duraku, i mbuluar me flamurin e kombit.

Sazani iku në amshim pas një sëmundje të rëndë, duke lënë prapa me lot në sy e helmin në zemër gjithë familjarëve, të afërmeve, miqve e shokëve të idealit të Sabri Durakut që kishin ardhur bashkë me shumë shokë të Sazanit që kishin ecë së bashku që nga hapat e parë të jetës, si shokë të fëmijërisë, të çerdhes, të shkollës fillore, të shkollës së mesme e të studimeve të cilët u mblodhën si thirrje kushtrimi 10 minuta para orës 10:00, në vendin e caktuar të varrezat në Hilden.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
128

Përjetuam edhe një ditë të rëndë, ditë pikëllimi e zije, jo vetëm për familjen Duraku që e rriti dhe e brumosi me ideale kombëtare, por, edhe për gjithë ne që nga afër ia pamë rritën, që ia njohëm urtësinë, hijeshinë, bukurinë dhe çeljen e lules së rinisë, që ia deshëm aq shumë atë aromë burrërie të jetës së tij të prerë si gonxhe në gem kur ne e prisnim të çelte me sythe pranvere. Na fal o Sazan, na fal për lotët tanë që ta lagëm dheun, ta lagën arkivolin e mbuluar me shqiponjën dy krenare që të mori në krahët e saj drejtë amshimit.

Çdo i pranishëm sot ishte me zemër të thyer, por, familjarët e të afërmit mezi që përmbusheshin e qëndronin në këmbë, për këtë edhe nuk kishin faj, sepse për 25 vite jetë, Sazani kurrë nuk ua kishte helmuar zemrën. As më të voglin gabim apo sjellje të pahijshme nuk ua solli prindërve, rrethit familjar, shokëve e shoqeve në çerdhe, shkollën fillore, të mesme e në studime, por që të gjithëve së bashku na shpoj e helmoj zemrën e shpirtin me 1 dhjetor duke na lënë me lot në sy gjerë sa edhe neve të ikim të ai.

Në mesin e të gjithë atyre pjesëmarrësve ku tri të katërtat ishin gjerman e joshqiptar shokë të Sazanit, ishte edhe më i moçmi pjesëmarrës 79 vjeçar nga Shqipëria verilindore nga Kërçova, pjesëmarrës në secilin aktivitet kombëtar nga vitet e 80-ta, Milaim Baftiri, i ligështuar tej mase, me lot përfaqe, që mëzi qëndronte në këmbë sepse e kishte në zemër e në mendje Sazanin nga mosha dy vjeç e deri sot që e mbuloj dheu i zi. Po edhe xha Meti, rrëfej bisedën e fundit me Sazanin, i hodhi duart mbi arkivol thue se është i gjallë Sazani, çou bre djalë, çou Sazan se xha Meti është pranë teje, atë ditë kurë më lute që të marrim një foto së bashku, të thash jo Sazan mos dil në foto me mua se të infektoj me virusin e pleqërisë e, mos dil në foto me pleq, e ti këmbëngule dua patjetër të dal në foto me pleq sepse edhe unë dëshiroj të plakëm… Ahhh Sazannn breee…

Ajo që mundë ta çante dhe gurin e jo zemrat e pjesëmarrësve ishin fjalët e dy motrave të Sazanit;

Baca Sazan, ty të kemi zemër, të kemi shpirt, të kemi shok, të kemi idol, të kemi mësues, të kemi udhërrëfyes të kemi bacë e të kemi vëlla, ku po i le dy motrave të shkreta, dy motra pa vëlla?, o të mjerat ne për ty o vëlla Sazan… kurse në mesin e të pranishmëve dëgjoheshin vaje e dënesë me zë të prajshëm e dhembje të prajshme që do u mbetët peng në jetë të jetëve e veçmas shokëve dhe shoqeve të Sazanit. Aty foli me lot për faqe edhe shoqja e ngushtë e Sazanit; i dashur Sazan, këtë numër të madh të njerëzve të gjithë me lot në sy, që sot janë tubuar për të dhënë lamtumirën e fundit e kemi pas vendosë që ti ftojmë në dasmën tonë, por, këta pjesëmarrës le të mbesin krushqit e dasmës tonë të ëndrrave rinore që nuk do të realizohen kurrë.

E së fundi fjalën e mori përgjegjësja e funeraleve e cila tha se kam mbi 30 vite që punojë në ketë vend, edhe përkundër faktit që jemi në kohë pandemie, nuk kam parë këtu, e as në jetën time, me shumë pjesëmarrës se sot. Kjo është meritë e sjelljeve njerëzorë, e karakterit dhe e urtësisë së Sazanit si dhe e edukatës së prindërve të tij, pra jeta e njeriut nuk mbetet me vite se a jeton shumë apo pak, por matet me sjellje njerëzore, me edukatën, me karakterin dhe veprën e njeriut, në këtë rast të Sazanit, prandaj ne gjermanët mburremi me çdo gjë që na la pas Sazani, sepse ai aq sa i takon popullit shqiptar i takon edhe popullit gjerman që këtu lindi, u rrit e u edukua me virtytet më të larta njerëzore.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Erdhi fundi që tetë shokët e Sazanit të veshur në kostum të zi ta bartin arkivolin e Sazanit nga salla e deri të varri i hapur i tij, për të hedhur dikush lule e dikush grusht dheu mbi arkivol. Nga të gjithë ata vetëm xha Meti i Sazanit nuk hodhi as lule, as dhe e as që u ofrua pran varrit të hapur, sepse tha nuk dua që ta shoh trupin e tij të ri derisa tretët në varr, e nuk dua të bindëm që ai nuk është më në mesin tonë por, dua të jetoj me kujtimin e tij prej engjëlli deri në ditën e fundit të jetës!

Policia këshillonte që për pos maskave që të gjithë i kishin, të mbahej distanca, por thirrja e policisë ishte e kotë sepse, që të gjithë kishin një brengë e një helm në zemër, duke menduar që sa më lehtë ta përballojmë pikëllimin prandaj shtrëngonin sa më shumë njëri tjetrin.

Lamtumirë Sazan!

Lamtumirë biri, nipi dhe vëllai ynë i shtrenjtë!

Do të jetojmë me shëmbëlltyrën tuaj!

Do të mbyllim në zemrat tona kujtimet dhe sjelljet tuaja!

Do të përballojmë bashkërisht dhembjen që na shkaktoj mungesa jote!

Lamtumirë Yll, lulja e rinisë!

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
128
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Zyrtari i shtetit i jep paratë e trustit për familjet në nevojë

Zyrtari i shtetit i jep paratë e trustit për familjet në nevojë

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi