Pas gjendjes së krijuar nga COVID19, ka reaguar edhe Kryetari i FSP-PTK-së, Lamih Balaj, i cili ka deklaruar se FSP-PTK është duke e përcjellur gjendjen rregullisht në teren duke qenë në kontakte te vazhdushme me të gjitha regjionet e Kosovës, shkruan Telegramisot.com
Kryetari i FSP-PTK-së, Lamih Balaj, së bashku me stafin e tij është pothuaj çdo ditë në teren duke takuar të gjithë anëtarët e sindikates.
Tashmë gjendja e krijuar ka atakuar direkt edhe sektorin e Telekomunikacionit, ndërsa punëtorët tanë duke rrezikuar shëndein e tyre, janë në ball të detyrave duke u ofruar shërbime pa nderprerë qytetarëve.
Kryesia e FSP-PTK-së kërkon nga institucionet përgjegjëse të Republikes së Kosovës që në kuadër të kujdesit të tyre për bizneset dhe kategoritë e goditura nga kriza, të kthejë kujdesin e saj të menjëhershëm edhe nga Teleomi i Kosovës. Përndryshe, marrë parasysh situatën në të cilën është Telekomi dhe rëndimin e saj edhe nga pandemia, punëtorët e tij do të goditen poashtu nga kriza.
Ky është reagimi i plote i Balajt