Adresimi i presidentit Hashim Thaçi i paraparë që të mbahet sot, është shtyrë për nesër, shkruan Telegramisot
Kjo është konfirmuar nga zyra e Presidentit, përmes një njoftimi për media.
“Të nderuar gazetareë, Adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, shtyhet për nesër në orën 20:00”, thuhet në njoftim
Thaçi dy ditë më parë lajmëroi se do të adresohet para qytetarëve sot në mbrëmje, kjo pasi u propozua aktakuzë ndaj tij, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Presidenti Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Përveç tyre akuzohen edhe disa persona të tjerë, por që nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.