Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00, njofton Zyra e Kryeministrit.
Telegramisot.com, mëson se në takimin e sotëm pritet të përballen dy partnerët qeveritarë, të cilët po mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit.
Kryeministri Kurti dëshiron që të vendosë masat e reciprocitetit, e më pas ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe, gjë që po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët më të lartë të LDK’së, përfshirë Isa Mustafën e Lutfi Haziri kanë deklaruar se lidhje me këtë cështje duhet të veprohet në bashkërenditje dhe sipas kërkesave të SHBA’së.
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht ka shkruar së fundmi që nuk duhet të rrezikohet parnetiteti me SHBA’në dhe se duhet të hiqen pengesat e “vetëshkaktuara” për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.
Telegramisot.com, duke u bazuar në burimet nga Uashington, ka raportuar se SHBA’ja i ka vënë Kurtit ultimatum që brenda kësaj jave ta heqë tarifën.
Sic mëson sot Express, Kryeministri Kurti u ka dhënë përgjigje negative amerikanëve, ndërsa priten pasoja të rënda për partneritetin e Kosovës me SHBA’në.
Burimet e Telegramitsot.com, thonë se vetëm tërheqja e njohjes nuk është opsion, ndërsa priten të ndërmerren masa të tjera në lidhje me investimet dhe aktivitetet e tjera të shtetit amerikan në Kosovë përgjatë 20 vjetëve të fundit.