Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Këto janë shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
Gjatë momentin kur kryetari i trupit gjykues bëri të ditur vendimin, Nasim Haradinaj e priti me buzëqeshje atë, teksa veshur mbante një kollare me shqiponja.