• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT: Edhe dy raste të reja me koronavirus

16/03/2020 - 15:05:41
Gjithçka që dihet rreth gjendjes së koronavirusit në Kosovë

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vend, duke bërë që numri të shkojë në 15.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.

HTML Image as link Qries
“Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

May 29, 2025
12
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

May 29, 2025
10

Komunikata e plotë:

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Krahas trembëdhjetë rasteve pozitive të deritashme, sot me 16.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë.

Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 1600 thirrje, ndërsa vetëm sot nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit 734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 mars 2020 sipas ECDC, janë raportuar gjithsej 167.414 raste të COVID-19 me 6.507 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 51.771 raste të COVID-19 me 2.316 raste të vdekjes: Itali (1.811), Spanjë (288), Francë (127), Mbretëri të Bashkuar (35), Gjermani (12), Belgjikë (4), Greqi (4), (3), Poloni (3), Bullgari (2), Irlandë (2), Austri (1), Danimarkë (1), Hungari (1), Luksemburg (1), Norvegji (1) dhe Shqipëri (1).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë

Share5TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti
Lajme

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

May 29, 2025
12
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit
Lajme

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

May 29, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 23-të për konstituimin e Kuvendit

May 29, 2025
5
NATO: Rreziku vjen nga Rusia, i duam 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania
Lajme

NATO: Rreziku vjen nga Rusia, i duam 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania

May 29, 2025
14
Hajni rrah punëtoren dhe grabit lokalin në Podujevë
Lajme

I maskuar dhe me armë tenton të kryejë grabitje në Prizren

May 29, 2025
7
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e 35-vjeçarit në rrugë tek fontana në Ulpianë

May 29, 2025
12
Next Post
Dy të infektuarit e rinj janë të fejuar dhe erdhën nga Londra

Dy të infektuarit e rinj janë të fejuar dhe erdhën nga Londra

Më të fundit

  • Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti
  • Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
  • Sot “Cirku” i 23-të për konstituimin e Kuvendit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi