Informacionet e fundit flasin për tentimin e hyrjes së agjentëve rusë në veri, sot në orët e pasditës.
Në emisionin “Debat Plus” që transmeton në Dukagjin dhe në llogarinë e Ballkani.info në Facebook, sonte u tha se dy rusë dhe një bjellorus sot në orët e pasditës janë ndaluar nga organët e sigurisë së Kosovës duke tentuar të hyjnë në Jarinjë.
Sipas informacioneve, ata kanë qenë të pajisur me çanta të dyshimta dhe me vete kanë pasur pajisje të dyshimta kibernetike.
Emrat e tyre janë Oleg Derkag, Sejgiu Belos dhe Denis bollashkov,
Belos ishte kapur vitin e kaluar në Shqipëri, në portin e Pasha Limanit. Ai më pas ishte detyruar që të largohet nga Shqipëria si person i dyshimtë, pasi që ishte prezantuar si gazetar.