Një aksident i rëndë ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit.
Nga ky aksident kanë mbetur katër persona të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.
“Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Katër persona janë të lënduar dhe një në gjendje të rëndë. Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë. Jam në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen këtu”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ishte në vendin e ngjarjes.