Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprat penale “trafikim me njerëz, grabitje dhe shantazh”. Bëhet fjalë për Iliri Isufin nga fshati Katund i ri i Pejës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.