Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri ka folur pas raportimeve se kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për një takim të enjten me datë 11 prill.
Muhaxhiri deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë.
”Nuk jam i informuar”, thotë ai.
Por, Muhaxhiri, thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së sipas tij, do i thërasë në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë çështje.
”Nëse ka ardhur ndonjë letër ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirrë (mbledhjen, takimin) nënkrytarët dhe sekretarin, e diskuton këtë punë, por unë nuk e di që ka ardhë, por do të diskutojmë për këtë ftesë” tha ai për FrontOnline
I pyetur se cili është qëndrimi i tij për letrën e dërguar nga Kurti, Muhaxhiri tha se nuk mund të flasë pa e diskutuar në parti.
”Nuk mundem me fol asgjë, pa e diskutu me parti”, tha ai.