Nga nesër pritet të rihapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur nga burime të Gazetës Sinjali brenda Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë, që në mbledhjen e kaluar të Komitetit për vlerësimin e situatës me koronavirus është diskutuar edhe rihapja e çerdheve.
Qeveria e Kosovës më 13 korrik mori vendim që të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike dhe atyre private, aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive.