Ka fillur sot shpërndarja e gripit sezonal, të cilat fillimisht do t’u jipen grupeve më të rrezikuara në vend, shkruan ballkani.info
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se institucioni që drejton është në process të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera.
“Gripi çdo vit godet moshat e ndjeshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të virusëve sezonalë agresivë në qarkullim, MSh ka siguruar vaksina katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve.”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sot fillon shpërndarja e vaksinave kundër Gripit sezonal.
Me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në shtetin tonë.
Në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak.
Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë. Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera.
Gripi çdo vit godet moshat e ndjeshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të virusëve sezonalë agresivë në qarkullim, MSh ka siguruar vaksina katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve.
Vaksinat do të jepen sipas prioriteteve dhe konform standardeve globale kundër gripit.