Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga koronavirusi, shifër kjo dukshëm më e ulët në krahasim me javët e ulët.
Me viktimat e fundit numri i të vdekurve ka shkuar në 303.
Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se situata ka shënuar një rënie optimiste në 24 orët e fundit dhe përqindja javore e vdekshmërisë ka rënë në 3 përqind, shkruan Telegramisot.com
“Situata ka shënuar një rënie optimiste, me shifrat e të infektuarve që ka shkuar në 197 përqind të rënies javore dhe vdekshmërisë në 3 përqind”, u shpreh ai.
Sot po ashtu janë konfirmuar 181 raste të reja dhe 125 të shëruar.