• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lajm i madh për Shqipërinë, në BE

14/04/2025 - 18:46:55
Rusia i reagon Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap domethënës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë ndërqeveritare të zhvilluar këtë të hënë në orën 18:00 në Bruksel, është hapur zyrtarisht grupkapitulli i dytë i negociatave – “Tregu i Brendshëm”, një nga blloqet më të rëndësishme për përafrimin me legjislacionin europian.

Takimi u drejtua nga Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, vendi që mban aktualisht Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, dhe pati pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama si dhe Eurokomisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127

Pas njoftimit për hapjen e grup kapitullit të dytë, Rama u shpreh falënderues dhe tha se Shqipëria do të vijojë rrugën për t’u futur në BE.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është shumë më tepër se një ambicie politike apo ekonomike, por ekzistenciale. E kemi mësuar në mënyrën më të vështirë që barazia jonë para ligjit dhe e ardhmja për fëmijët tanë nuk mund të garantohet askund tjetër se brenda BE. Faleminderit Radosław, e di që ke shumë punë për të bërë e megjithatë keni qenë i dedikuar ndaj kësaj pjese të të gjithë asaj pune të madhe të presidencës suaj dhe keni realizuar diçka që nuk do ta harrojmë. Faleminderit Marta që na besove dhe që na ke shtyrë pa hezitim sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur para”, tha Rama.

Grupkapitulli i dytë përfshin një sërë fushash kyçe që synojnë përgatitjen e vendit për të funksionuar brenda tregut unik europian. Ai përmbledh këto kapituj:

Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave

Kapitulli 2: Lëvizja e lirë e punëtorëve

Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit

Kapitulli 6: Legjislacioni për shoqëritë tregtare
Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale

Kapitulli 8: Politika e konkurrencës

Kapitulli 9: Shërbimet financiare

Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zhvillim si “një tjetër gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë”, ndërsa Marta Kos theksoi progresin e bërë nga Tirana në reformat ekonomike dhe institucionale, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe zbatimit të tyre në terren.

Me hapjen e grupkapitullit të dytë, Shqipëria ka çelur tre nga gjashtë blloqet e mëdha negociuese:

Kapitujt Themelorë – Të hapur në tetor 2024, gjatë presidencës hungareze

Politika e Jashtme dhe Siguria – Të hapur më 17 dhjetor 2024

Tregu i Brendshëm – Të hapur më 14 prill 2025

Mbeten për t’u hapur edhe grupkapitujt për:

Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse

Agjendën e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë

Resurset, Buxhetin dhe Institucionet

Objektivi i shpallur nga qeveria shqiptare mbetet anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
127
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
“Pazaret” e fundit të Kurtit për Qeveri, Veton Berisha shihet duke hyrë në Qeveri

"Pazaret" e fundit të Kurtit për Qeveri, Veton Berisha shihet duke hyrë në Qeveri

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi