Përfaqësuesi Special i BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane, “kurse Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë se normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare presin, nuk ka asnjë rrugë tjetër”. Ai tha se marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar nën administratën e Trump nuk dëmtoi procesin e dialogut, Lajcak, por as nuk e ndihmoi shumë.
Lajçak , i cli njoftoi se së shpejti planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, në emisionin “Screening” të portalit European Western Balkans, tha se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se ishte gjithmonë ishte kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.
“Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë”, potencoi Lajçak.
Sipas tij, është në interes të Beogradit dhe Prishtinës që të vazhdojnë dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe lehtësojë procesin.
“Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, tha Lajçak.
Kur u pyet se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak tha se u takon të dy palëve të vendosin dhe BE të ndërmjetësojë në proces, duke mos e diktuar atë.

I pyetur nëse marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar nën administratën e Trump dëmtoi procesin e dialogut, Lajcak tha se nuk dëmtoi, por as nuk e ndihmoi shumë.
“Ekziston vetëm një proces i relevant dhe ai është dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Pse? Sepse është i lidhur me të ardhmen e Evropës. Asnjë palë e tretë nuk mund t’ju sjell më pranë BE-së. Vetëm BE-ja”, tha Lajçak, duke theksuar se “ka nuk ka sanim të shpejtë dhe nuk ka zgjidhje të lehta”, tha ai.