Labinot Tahiri ka folur edhe njëherë për situatën me Covid 19 në Kosovë. Labi thotë se me masat mbrojtëse anti covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës po diskriminohet qytetari. Ai ka folur edhe për testet e 200 eurove të cilat besohet se po kryhen në laboratorin e Devollëve.
“Dhe nuk gjobitet askush që nuk bën ligje të mirëfillta të mbrohet jeta dhe mirëqenia e qytetarit nga bizneset që bëhen ( dmth monopolet për te cilat lexuam keto ditë) ku testet prej 30€ e deri në 200€ po i kushtojnë qytetarit, e Ministri Zemaj del e arsyeton veten duke thënë se janë kompetente tjera organe që duhet te marrin masa, ndërsa për dënimet ndaj qytetarit po bëjka me dhënë urdhëra ministri dhe Kuvendi?!”, shkruan Labi.
Lexojeni të plotë statusin e tij:
Jam pro masave mbrojtese, por kurrë pro shkatrrimit direkt në xhepin e qytetarit.
KOVID BISNESI( VIRUS- FITIM PRUES ) vetëm për një kategorie njerezish, ku testet ish dasht pa para te janë ketu duke e ditur se sa i lodhur është ky vend.
Vazhdo e lexoni!
Mirëmengjesi vendi ynë më i izoluar në Ballkan, ndoshta edhe në botë!
Më thoni të dashur qytetarë, ama ju lutem vetem kësaj radhe pa dallime partiake, se:
A ka logjikë me e votu një ligj ku vazhdon të nëpërkëmbet e denigrohet qytetari, duke e gjobitur me para për mosrespektim të masave mbrojtese, kur masat e vendosura janë kontradiktore dhe nuk respektohen as nga ata që i kanë caktu vet!
Dhe nuk gjobitet askush që nuk bën ligje të mirëfillta të mbrohet jeta dhe mirëqenia e qytetarit nga bizneset që bëhen ( dmth monopolet për te cilat lexuam keto ditë) ku testet prej 30€ e deri në 200€ po i kushtojnë qytetarit, e Ministri Zemaj del e arsyeton veten duke thënë se janë kompetente tjera organe që duhet te marrin masa, ndërsa për dënimet ndaj qytetarit po bëjka me dhënë urdhëra ministri dhe Kuvendi?!
Mua po më mundon kjo gjë, por ju rrini në gjumë se gjumi bën mirë, ama kur ishim fëmijë jo tani…
JO TANI kur duhet të mbrojmë familjet nga padrejtesia e vazhdueshme, se ato teste kanë arritë vlerën sa dy pensione të prindërve tuaj!
Kundër teje ministër tani jam dhe do jem gjithmonë ku nuk del e thua që duhet të ndalohet kjo, e jo ti ikêsh përgjegjesies tuaj ku ju i keni licensuar këto Laboratore, e jo na na Lubës.
Duke i ikur fajsise e keni denigruar vendin.
Labinot Tahiri , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.