Koalicioni AAK-PSD po mban tubim në qytetin e Ferizajt në Ditën e Dëshmorëve të këtij qyteti.
Ndër kandidatët për deputetë fjalën e mori edhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, njofton Klan Kosova.
“S’kanë pasë djalë e burrë dhe ushtarë të vërtetë as në institucione të shtetit që e tregoi veten se është burrë i krejt Shqiptarisë dhe jo veç i Dukagjinit. Na ka kurtalis duke i kërkuar të gjitha kërkesat e kryetarëve të komunave”.
“Me votat tona mund ta kemi prapë njeriun që ta bëjmë sërish kryeministër, po të varej vetëm nga vota ime do të ishte kryeministër edhe për 10 vjet”.
“Aderova te AAK duke iu afruar edhe më shumë kryeministrit që edhe ky qytet ta votojë atë dhe jo vetëm rajoni i Dukagjinit. Vazhdoni me vota që sigurinë e vendit ta ruajmë me kryeministrin Haradinaj”.