Sistemi shëndetësor i Indisë është në një kolaps të madh për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit,
Daily Mail ka raportuar se 259.170 raste janë regjistruar ditën e martë derisa 1.761 persona kanë humbur jetën, numri më i lartë i vdekjeve brenda ditës që nga fillimi i pandemisë.
Një gjë tjetër shqetësuese është edhe mosha e re e të shtrirëve në spital nën moshën 45 vjeçare, shkruan Indeksonline.
Viktimat që po humbin jetën nga koronavirusi, trupi i tyre i pajetë po digjet nga organet kompetente të vendit.
Qytetet e mbingarkuara dhe me sistem të shëndetësisë të dobët po e përballojnë më së rëndi këtë situatë.
Të hënën, ministria e shëndetësisë njoftoi se do të shpërndajë vaksina për mbi 18 vjeç nga fillimi i muajit tjetër, por është e paqartë nëse vendi me 1.4 miliardë, i cili është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, ka diku pranë furnizimeve që i duhen , duke ngritur shqetësime për zinxhirët e furnizimit në pjesën tjetër të botës.