Disa ditë më parë një person i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të vriste Presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Policia serbe raporton se ka arrestuar një person lidhur me këtë ngjarje dhe është marrë në pyetje nga Porkuroria.
Mësohet se ai e ka pranuar ta ketë kërcënuar Vuçiq në rrjetet sociale, por është mbrojtur duke thënë se nuk i kishte pirë ilaçet e terapisë të përcaktuara nga mjeku i tij.
I arrestuari me inicialet N.S nga Beogradi, kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiq.