Partnerët e koalicionit LVV dhe LDK kanë kaluar gjithë ditën në një mbledhje në një hotel në Prevallë.
Takimi pati për qëllim shndërrimin e planit qeverisës në plan të punës së qeverisë.
Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar tri çështjet për të cilat sot është arritur dakordim dhe janë përmbyllur.
Sipas tij janë definuar tri çeshtje: Përmbylljen e Programit Qeverisës 2020- 2023, diskutuan problemet që kanë gjetur në secilën ministri dhe u dakorduan për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrin.
E atmosferë punë dhe e mirë në mbledhjen e qeveritarëve është parë përmes fotografive që ka shpërndarë zëvendëskryeministri Haki Abazi.
“Planifikim, punë, diskutime, shumë energji pozitive, nië ekip fantastik. #qeveriaKurti”, ka shkruar ai.