• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ky fshat po zbrazet për shkak të vrasjeve e gjakmarrjes

17/08/2020 - 19:06:32
Ky fshat po zbrazet për shkak të vrasjeve e gjakmarrjes

Pesë fëmijë i ka rritur e vetme Age Nokaj, së cilës barra e shtëpisë i ka mbetur tash e 20 vjet qëkur bashkëshortin ia ka vrarë një bashkëfshatar, me familjen e të cilit janë në hasmëri.

Ajo ishte 30-vjeçare e fëmijën më të madh e ka pasur 13 vjeç. Engjëll Nokaj u vra nga Anton Allaku, i cili u arrestua, por u arratis nga burgu. Edhe sot nuk jeton e qetë nga frika se diçka mund t’u ndodhë fëmijëve të saj, tashmë të rritur.

Lexo më shumë

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

May 18, 2025
35
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren

May 18, 2025
19

“Sot e asaj dite jam e qefit me ditë çka i kemi pasë borxh. Kurrë as tokë, as fushë as megjë nuk kemi pasur me ta. Pse me ma vra burrin? Le që me ka vra burrin, por i majti vetëm 6 muaj burg. Shteti nuk e lypi ma”, thotë Age Nokaj për KTV.

Të shumta janë kërkesat që kjo kryefamiljare thotë se i ka bërë në organet e drejtësisë për ta gjetur vrasësin.

Në fshatin me rreth 130 shtëpi, ku me shumë se ligji ka fuqi kanuni, tash e 20 vjet vrasjet mes familjeve në konflikt kanë qenë të shpeshta.

Disa vjet pas vrasjes së bashkëshortit të Agës, familja Noka ka vrarë dy anëtarë të familjes Allaku.

Për vrasjen e Tunë dhe Dedë Allakajt janë dënuar tre anëtarë të familjes Noka, fillimisht me 90 vjet burg e pastaj dënimi u është zbutur në nga 25 vjet secilit.

Shtëpia mbeti mbi supet e Agës. Jeta thotë se ishte e vështirë.

“Pasha zotën boll vështirë. Duhet me thanë mas pari mos e provovt kush. Jetë katastrofe. A me rritë fmi, a me maj shpi, a me i shkollu…edhe me tutë besa fmija… kurrë njo nuk kom mujt me i shkollu. Ai që ma ka vra burrin nuk është në burg, nesër del ta vranë fminë. Del ta myt ai fminë. Unë as në shkolla nuk kam mujt me i cu. Edhe unë kam pas qef me i shkollu”, shprehet Age Nokaj.

Familja Allaku, është në hasmëri edhe me familjen Hili. Tre anëtarë të kësaj familjeje, në mesin e tyre një 13-vjeçar, janë vrarë, megjithatë vetëm për dy të vrarë është dënuar një anëtar i familjes Allaku. Për viktimën tjetër nuk është arrestuar asnjëherë askush.

Familja Allaku nuk gjendet më në fshatin Marmull. E edhe një pjesë e familjes Hili ka nisur të largohet.

Nëna, motra dhe vëllai i 13-vjeçarit të vrarë 6 vjet më herët, tashmë janë larguar nga Kosova. Sipas familjarit të tyre, Pren Hili, ata kanë marrë azil në Zvicër.

“Familja e Palit gjendën në Zvicër. I kam largu për shkak të rrezikshmërisë”, shprehet Pren Hili.

Në mesin e personave që u janë falur nga disa vjet burg nga presidenti, disa javë më parë është edhe Luz Allaku, i dënuar për vrasjen e dy anëtarëve të familjes Hili.

Në këtë fshat, në fillim të vitit 2019, një konflikt mes tri familjeve të tjera pati përfunduar me vrasje. Për një kontest pronësor, Alfred Gjugja akuzohet se ka vrarë Tunë Bezhin e se ka plagosur Anton Nikollën. Rasti ende nuk ka marrë epilog nga gjykata.

Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për rastin e arratisjes nga burgu të vrasësit të bashkëshortit të Agës. Ndërkohë që për shkak të mosmbajtjes së seancave gjatë pandemisë, është zvarritur edhe gjykimi i rastit të familjeve Gjugja, Bezhi e Nikolla.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd
Lajme

Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

May 18, 2025
35
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren

May 18, 2025
19
Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump
Bota

Trump: Do të flas me Putinin për ta ndaluar luftën në Ukrainë

May 18, 2025
7
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK gruaja e aksidentua në Kllokot muajin e kaluar

May 18, 2025
13
Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e  zuri vendin e 8-të në Eurovision
Lajme

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e zuri vendin e 8-të në Eurovision

May 18, 2025
12
Ky është shteti fitues i  Eurovisionit 2025
Lajme

Ky është shteti fitues i Eurovisionit 2025

May 18, 2025
28
Next Post
Coronavirusi e shpëton Burdushin, nga  burgu

Coronavirusi e shpëton Burdushin, nga burgu

Më të fundit

  • Ja çka shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd
  • Vdes në aksidentit një 19 vjeçare Prizren
  • Trump: Do të flas me Putinin për ta ndaluar luftën në Ukrainë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi