Në një postim në “X”, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka quajtur fitoren e Trumpit të jashtëzakonshme.
“Urime për Donald Trumpin në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte nder i vërtetë të punoja bashkë me presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”