• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ky është plani i operativ i sigurisë gjatë zgjedhjeve, nga policia e Kosovës

11/01/2025 - 11:32:25
Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në tërë territorin e vendit, ka hartuar urdhrin operativ policor me kohë dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saj policore lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, policia tha se është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Arrestohet Polici, e mbyti këmbësorin në Prizren, pasi nuk e përshtati shpejtësinë

November 8, 2025
17
Kurti: Opozita e ka në dorë ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill!

Kurti: Opozita e ka në dorë ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill!

November 8, 2025
9

Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Faza e parë tani veçse është realizuar, përderisa tani jemi në fillim të zbatimit të fazës së dytë, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia e Kosovës, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, ka caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu, policia tha se janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

:Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Arrestohet Polici, e mbyti këmbësorin në Prizren, pasi nuk e përshtati shpejtësinë

November 8, 2025
17
Kurti: Opozita e ka në dorë ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill!
Lajme

Kurti: Opozita e ka në dorë ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill!

November 8, 2025
9
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti thirrje BE-së e NATO-s që ta sanksionojnë Serbinë

November 8, 2025
7
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Nëntë të lënduar nga aksidenti në Istog, njëri në gjendje të rëndë

November 8, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Policia i gjen bombë, armë dhe kokainë qytetarit në Prishtinë

November 8, 2025
9
Aksident në Bullgari, vdesin katër emigrantë
Lajme

Aksident në Bullgari, vdesin katër emigrantë

November 8, 2025
7
Next Post
Daut Haradinaj e kritikonë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë

Daut Haradinaj e kritikonë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë

Më të fundit

  • Arrestohet Polici, e mbyti këmbësorin në Prizren, pasi nuk e përshtati shpejtësinë
  • Kurti: Opozita e ka në dorë ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill!
  • Kurti thirrje BE-së e NATO-s që ta sanksionojnë Serbinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi