Një aksion i Antidrogës i zhvilluar të premten në disa lokacione në Gjilan rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për sekuestrimin e mbi 2 kilogramë heroinë dhe marihuanës. I dyshuari për shitblerje të drogës tashmë është shpallur në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që po kërkohet nga Policia është Alban Aliu, 25-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, Aliu qe një kohë dyshohet se merrej me shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotikë në Kosovë, por edhe jashtë vendit.
Droga është gjetur në villën e të dyshuarit në fshatin Shurdhan, teksa janë sekuestruar edhe disa vetura në pronësi të tij.
Hetimi lidhur me rastin do të vazhdojë nga Njësia e Antidrogës, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.