Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës. Një vajzë 18-vjeçare është gjetur e mbytur në det nga një peshkatar.
Policia sot ka arrestuar një të ri, 24-vjeçarin, Indrit Bajraktari nga Postriba, lidhur me mbytjen në det të 18-vjeçares, Enisa Doda.
Vajza u gjet 700-800 metra larg bregut e mbytur në det, me shenja dhune, dje rreth orës 16:30. Ajo ishte me origjinë nga Burreli dhe jetonte në Bathore. Ajo ndodhej në Velipojë për pushime.
U mësua se ajo kishte qenë në skaf (motor uji) me 24-vjeçarin, i cili deklaroi se nuk e dinte sesi kishte rënë në det.