Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.
Sipas njoftimit nga IHK vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.
“Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 32 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përcjell Klan Kosova.
Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës.
Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1 deri në 9m/s